Perez e do me çdo kusht

- Bota Sot

Perez e do me çdo kusht

Në “shtëpinë” e Real Madridit mbizotëron një atmosferë reflektimi në lidhje me të ardhmen.

Ndeshja e kthimit ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve pritet të jetë një moment kyç që mund të vendosë fatin e Carlo Ancelottit në pankinën e “Los Blancos”.

Nëse nuk arrihet përmbysja pas humbjes së thellë në ndeshjen e parë, trajneri italian rrezikon seriozisht largimin.

Sipas raportimeve nga BBC Sport, edhe pse emri i Xabi Alonso është përmendur shpesh, në krye të listës së dëshirave të presidentit Florentino Perez është një tjetër emër i madh: Jurgen Klopp.

Edhe pse aktualisht ai është pjesë e strukturës sportive të Red Bull, afrimi i tij në Madrid nuk përjashtohet, për shkak të prestigjit dhe tërheqjes që ofron klubi “mbretëror”.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se Perez u ka kërkuar tashmë bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë të nisin tratativat me Klopp, për të vlerësuar mundësitë reale të një afrimi gjatë verës. /R.Lika-Koha Jonë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot