Rama: Durrësi do të kthehet në një kompleks akademish sportive

- Bota Sot

Rama: Durrësi do të kthehet në një kompleks akademish sportive

Kryeministri shqiptar Edi Rama u shpreh se mbështetja për kampionët do të jetë e vazhdueshme dhe se sporti, do të marrë vëmendje maksimale, duke shtuar se buxheti për KOKSH do të rritet vitin e ardhshëm.

Më tej nënvizoi se Durrësi do të kthehet në një kompleks akademish sportive.

“Buxheti për KOKSH do të rritet vitin e ardhshëm dhe gjithashtu mbështetja për kampionët do të jetë e vazhdueshme…Jemi duke hedhur hapat e nevojshëm për të ndërtuar akademinë e tenisit, po në Durrës. Durrësin do ta bëjmë një destinacion të Akademisë Sportive.

Po ashtu jemi në bisedime për Akademinë e Nadal. Gjëja më e rëndësishme është që kemi hedhur themelet, pasi sporti u braktis plotësisht për shumë kohë”, nënvizoi më tej Rama.



Lexoni të gjitha në Bota Sot