Sonte zhvillohen dy ndeshjet e fundit çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të mësohen edhe skuadrat gjysëmfinaliste.
Në stadiumin ”Santiago Bernabeu”, Real Madridi do të jetë nikoqire e Arsenalit, ndeshje e cila nis nga ora 21:00.
“Los Blancos” do të tentojnë të bëjnë mrekullinë dhe të përmbysin rezultatin nga ndeshja e parë, ku pësuan humbje me rezultat 3-0.
Carlo Ancelotti nuk ka asgjë për të humbur dhe tashmë ka publikuar formacionin zyrtar, ku në 11-shen startuese janë të gjithë yjet e skuadrës.
Formacionet zyrtare:
Real Madrid: Courtois, Vasquez, Asencio, Rudiger, Alaba, Valverde, Tchouameni, Bellingham, Rodrigo, Vinicius, Mbappe.