Ajet Shosholli gjatë nuk do të harrojë ditën e sotme, befasinë e papritur nga legjendat e futbollit, gjenerata e artë e Prishtinës dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosoivës, Agim Ademi.
Shosholli sot ka festuar 80 vjetorin e lindjes por që u befasua këndshëm nga kreu i FFK-së dhe gjenerata e artë e Prishtinës, ku ishte i pranishëm edhe Mensur Nexhipi.
Shosholli sot shënon edhe 50 vjetorin që është pjesë profesionale e federatës, që nga viti 1975.
Ajet Shosholli me gjeneratat e artë
Shosholli ka qenë shqiptari i parë kryetrajner në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë, kur e ka udhëhequr Prishtinën nga nëntori i vitit 1984 deri në mars të vitit 1985.
Ka qenë selektori i parë i kombëtares së Kosovës nga viti 1991 deri në vitin 1996.
Ramadan Cimili, Rafet Prekazi, Erdogan Celina, Ramiz Krasniqi, Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Muharrem Sahiti etj, ishin të pranishlm.
“Urime ditëlindjen, legjendë e futbollit – Ajet Shosholli!
Sot pata nderin të jem pjesë e një feste të veçantë, të organizuar nga miqtë, familjarët, ish-futbollistët dhe bashkëpunëtorët e trajnerit të mirënjohur Ajet Shoshollit.
Baca Ajet është një udhërrëfyes për secilin prej nesh, i cili për dekada me radhë ka kontribuuar në zhvillimin e futbollit dhe në formimin e brezave të rinj të futbollistëve.
Me karakter të palëkundur dhe vlera të larta humane e sportive, Baca Ajet sot mbushi plot 80 vjet jetë – të mbushura me dashuri e përkushtim për familjen e futbollin.
Rrofsh gjatë Legjendë – shembulli yt frymëzon brezat e rinj!”, ka shkruar Ademi.