Para ndeshjes me Prishtinën, Ramadani: Është ndeshja e reflektimit

- Bota Sot

Para ndeshjes me Prishtinën, Ramadani: Është ndeshja e reflektimit

Ndeshja e 29-të kampionale, FC Drita - FC Prishtina do të zhvillohet nesër, e enjte, ora 15:00.

Fillimisht, kryetrajneri i Dritës  Zekirija Ramadani tha se kjo do të jetë dita e reflektimit.

"E dijmë se nesër është derbi i xhiros, tani jemi takuar me ata dhe e dijmë pak a shumë se si luajnë. Kemi analizën tonë dhe jam i bindur që ekipi do rifitojë pas humbjes.

Jemi në rrugën e duhur, të luajmë pak më shumë, ta kthejmë fatin në anën tonë, të japim maksimumin për të arritur objektivin tonë kryesor që është titulli", ka thënë Zekirija Ramadani.

Ramadani tha se do të bëjnë të pamundurën, kurse ndeshja e Kupës nuk është fare në diskutim.

"Ne do bëjmë të pa mundurën. Do të vrapojmë më shumë se ata, të luftojmë më shumë se kundërshtari, kurse ndeshja e Kupës për ne as nuk diskutohet, sepse pas FC Prishtinës kemi edhe një ndeshje kampionale dhe në asnjë mënyrë nuk duhet humbim asnjë gram enërgjie për Kupën. Nesër vjen Prishtina janë tri pikët në lojë dje duhet rikthy te fitoret e Kampionatit. Kupën e kemi harru", përfundoi Ramadani.

Zekirija Ramadani tha se ekipi është i kompletuar dhe pritet nesër këtë jetë në formacion.



Lexoni të gjitha në Bota Sot