Elbasani përballë “maces së zezë”

- Bota Sot

Elbasani përballë “maces së zezë”

Të shtunën rikthehet Kategoria Superiore me të pesta ndeshjet në një orar 15:30, të vlefshme për javën e 35-të dhe të parafundit të kampionatit. Një prej sfidave më interesante është Elbasani-Vllaznia.

Një sfidë që është parë plot 5 herë këtë sezon, por kurrë në favorin e skuadrës së Gvozdenovic.

Në të gjitha herët e ‘përplasjeve’ këtë sezon, Elbasani nuk ka arritur ta mundë asnjëherë Vllazninë.

Janë 3 barazime dhe 2 fitore që kanë shkuar në favorin e kuqebluve të Shkodrës. Elbasani ka një provë të vështirë në shtëpi ndaj Vllaznisë, që duhet t’i mposhtë me patjetër për të shpresuar një vend në “Final 4”..



Lexoni të gjitha në Bota Sot