Liverpooli e zyrtarizon kontratën e re të Van Dijkut

- Bota Sot

Liverpooli e zyrtarizon kontratën e re të Van Dijkut

Virgil van Dijk ka nënshkruar sot kontratë të re me Liverpoolin.

Qendërmbrojtësit holandez do t’i skadonte kontrata aktuale në fund të këtij sezonit, por palët e gjetën gjuhën e përbashkët për ta vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vjet të tjerë, deri më 2027.

“Jam mjaft i lumtur, mjaft krenar”, deklaroi Van Dijk për kanalin zyrtar të klubit.

“Është e qartë se janë shumë emocione që më kalojnë nëpër kokë në këtë moment. Është një ndjenjë krenarie, një ndjenjë gëzimi. Është thjesht e pabesueshme.

Rrugëtimi që e kam bërë deri këtu në karrierën time dhe mundësia për ta vazhduar këtë eksperiencë edhe për dy vjet me këtë klub, është e jashtëzakonshme dhe jam aq i lumtur”, përfundoi njëri prej mbrojtësve më të mirë në botë në pesë vjetët e fundit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot