Granit Xhaka rrëfen raportin me të babait: Kritiku im më i madh

- Bota Sot

Granit Xhaka rrëfen raportin me të babait: Kritiku im më i madh

Granit Xhaka, një nga emrat më të spikatur me origjinë shqiptare në futbollin europian, po përjeton një sezon fantastik me Bayer Leverkusen.

Së fundmi, mesfushori ka dhënë një intervistë ndryshe për të përditshmen gjermane “Bild”, ku ka folur për jetën jashtë fushës dhe raportin e tij me familjen.

“Babai është kritiku im më i madh. Asnjëherë nuk më ka lavdëruar si futbollist”, u shpreh Xhaka, duke zbuluar një anë më personale të jetës së tij. Ai tregoi se pas çdo ndeshje e analizon me qetësi performancën e tij.

“E shikoj çdo ndeshje që përfundon dhe e analizoj me qetësi. Kuptoj çfarë ka ndodhur dhe pse ka ndodhur.

Kjo më ndihmon të përmirësohem. Jam ende ai djaloshi 19-vjeçar që erdhi në Bundesliga, emocional dhe me pasion, njësoj si në kohën kur isha te Borussia Monchengladbach”, shtoi lojtari me origjinë shqiptare.



Lexoni të gjitha në Bota Sot