Kosova e Dusseldorfit zhgënjen por kthehet në krye të tabelës

- Bota Sot

Kosova e Dusseldorfit zhgënjen por kthehet në krye të tabelës

Kosova e Dusseldorfit ka zhgënjyer mbrëmë si vendas duke luajtur baras (0:0) me DV Solingenin, në kuadër të javës së 28-të të Landesliga-s.

FC Kosova nuk e ka shfrytëzuar gabimin e VfL Juchen-Garzweiler e cila në udhëtim ka pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Holzheimer SG 1920. 

Megjithatë Kosova merr kreun e tabelës me 61 pikë sa ka edhe VfL Juchen-Garzweiler në pozitën e dytë.

Në takimin e radhës Kosova do të luajë në konak të SSV Bergisch Born.

Pesë skuadrat e para në tabelë

1. FC Kosova 28 19 4 5 70:23 61
2. VfL Jüchen-Garzweiler 28 18 7 3 66:31 61
3. FC Remscheid 27 17 4 6 56:30 26 55
4. Holzheimer SG 1920 28 17 3 8 71:47 54
5. DV Solingen 28 14 9 5 60:31 51



Lexoni të gjitha në Bota Sot