Vdes Shehu

- Bota Sot

Vdes Shehu

Federata e Futbollit e Kosovës është e pikëlluar me ikjen në amshim të Tefik Shehut.

Tefiku është një emër i njohur i futbollit në Kosovë.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Tefik Shehu, andaj ju lutemi të pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim, të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe gjithë komunitetit të futbollit të Kosovës.

Tefiku ishte një prej figurave emblematike të gjeneratës së artë të futbollit të Kaçanikut dhe një nga shtyllat e KF Lepencit që nga viti 1958. Bashkë me vëllezërit e tij – Kemajlin, Hebibin dhe Enverin – familja Shehu përfaqëson një kapitull të ndritur të historisë së këtij klubi, duke u bërë shembull i përkushtimit e dashurisë për futbollin.

Kontributi i Tefikut në fushën e blertë nuk është vetëm pjesë e historisë së një klubi, por pjesë e trashëgimisë së përbashkët sportive.

Ai ishte lojtar i përkushtuar e me vlera të larta njerëzore, që i dha shumë futbollit të qytetit të tij dhe gëzoi respektin e të gjithëve që e njohën.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Tefik Shehun!”, shpreh ngushëllime Agim Ademi, president i FFK-së.



Lexoni të gjitha në Bota Sot