Florian Wirtz nuk ka në plan të transferohet te Bayern. Sport Bild raporton se Uli Hoeness para pak javësh është takuar me të atin e lojtarit dhe ka marrë një përgjigje befasuese.
“Uli, unë dua që im bir të transferohet te Bayern.
Më duket opsioni më i mirë në këtë fazë të karrierës. Problemi është se ai pëlqen Real Madrid”, mësohet t’i ketë thënë ai presidentit të nderit të Bayern.
Edhe pse Bayern është i gatshëm të shesë 5% të aksioneve për yllin gjerman, ëndrra e tij është të luajë në “Santiago Bernabeu”. Wirtz po shpreson dy skenare:
Së pari, Xabi Alonso të bëhet trajner i Los Blancos. Së dyti, Vinicius Junior të shitet në Arabinë Saudite dhe të lërë vend në krahun e majtë të sulmit.
Imagjinoni pak: Wirtz, Bellingham, Rodrygo dhe Mbappe. Katërshe ëndrrash!