Pas Ligës së Kampionëve, sonte rikthehen emocionet e Europa League-s, ligë kjo e dyta për nga rëndësia në Evropë.
Europa League vjen sonte me ndeshjet kthyese të çerekfinaleve të kësaj garë e cila po bëhet gjithnjë e më interesante dhe më e zjarrtë.
Manchester United-Lyon është kryesfida e natës së sontme në Europa League, ndeshje kjo që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.
“Do të kemi edhe një lojë të mirë të Evropës.
Të gjitha ekipet në këto gara evropiane po na japin bukuri në ndeshje të futbollit”, ka thënë Morina.
“Sonte kemi një ndeshje ku të dy ekipet në 6-7 vitet e fundit nuk po e gjejnë formën e dikurshme.
Sipas meje për Man Unitet ky është një rast që të shpëtojë sezonen.
Edhe në njërën anë edhe anën tjetër kemi lojtarë që kanë qenë në finale, por që nuk i kanë fituar finalet.
Të dy ekipet gjatë ndeshjes mund të ndërrojnë konceptin e lojës. Mendoj se të dy skuadrat do të japin spektakël”, ka theksuar Morina.