Humbja 1-2 në Londër nuk ka ndikuar shumë te skuadra e Chelsea, që avancon në gjysmëfinalet e Conference League. Gjithsesi, rezultati konfirmoi momentin jo të mirë për po kalojnë “blutë”, që edhe në kampionat kanë zbritur në vendin e gjashtë.
Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca nuk beson se golat janë një problem për skuadrën e tij:
“Mendoj se e vetmja gjë që na mungoi ishte goli, por në përgjithësi, ishte një paraqitje e mirë. Ne gjithmonë mund të bëjmë diçka më të mirë, jo vetëm sot, por në përgjithësi”.
“Do të jetë shumë e rëndësishme të arrijmë të shënojmë më shumë, pasi kjo do të në jepte me shumë pikë në kampionat. Ne jemi mes 3-4 skuadrave që shënojnë më shumë në Premier League”, tha Enzo Maresca.
Në fund, trajneri italian shtoi: “Nuk e kam ndjenjën se kjo skuadër ka nevojë për të shënuar më shumë gola. Sa më shumë të shënosh aq më mirë është, por nuk mendoj se është problem”.