Barcelona e Hansi Flick është në rrugën e duhur

- Bota Sot

Barcelona e Hansi Flick është në rrugën e duhur

Barcelona e Hansi Flick është në rrugën e duhur për të bërë histori, për të fituar tripletën sezonale. Aktualisht është në krye të La Liga-s me 4 pikë avantazh ndaj Real Madridit, finaliste e Kupës së Mbretit (finalja më 26 prill) dhe në gjysmëfinalet e Champions League, ku do të përballet me Interin e Milanos.

Në klubin katalanas kujtojnë se në historinë moderne të Barçës ka pasur katër raste të mëparshme kur, në këtë pikë të sezonit, blaugranat ishin në garë për të fituar tre trofetë më të rëndësishëm. Dy herë ia dolën me sukses të plotë, një herë fituan dopietën (La Liga dhe Champions), dhe në rastin më të fundit, pavarësisht titullit kampion, humbën Kupën e Mbretit dhe Champions-in. Tani, është hera e pestë që Barça ndodhet në një pozitë të tillë. Këto janë rastet e mëparshme:

2018-2019 – Euforia që përfundoi në zhgënjim

Barça eliminoi Manchester United në çerekfinalet e Champions League dhe u përball me Liverpool-in në gjysmëfinale. Njëherazi ishte lidere në La Liga me 9 pikë epërsi dhe e siguroi matematikisht titullin pak para ndeshjeve me anglezët. Fitoi 3-0 në “Camp Nou”, por u përmbys 4-0 në “Anfield”, duke u eliminuar nga Champion-si. Në fund të sezonit humbi edhe finalen e Kupës së Mbretit ndaj Valencias. Bilanci? Vetëm titulli i La Liga-s.

2014-2015 – Tripleta perfekte

Barça do të kualifikohej në gjysmëfinale të Champions-it pas fitores ndaj PSG-së. Ajo ishte në krye të La Liga-s me 2 pikë më shumë se ndjekësi dhe tashmë finaliste e Kupës së Mbretit. Në vazhdim eliminoi Bayern Munich në gjysmëfinale dhe fitoi finalen në Berlin kundër Juventusit. Po kështu, zyrtarizoi titullin e La Liga-s më 17 maj, pas një fitoreje ndaj Atlético Madridit. Më 30 maj fitoi Kupën e Mbretit ndaj Athletic Bilbao. Bilanci? Tripletë historike.

2010-2011 – Afër tripletës, por pa Kupë

Barça eliminoi Shakhtar Donetsk dhe më pas kaloi Real Madridin në gjysmëfinale të Champions-it. Ishte lidere absolute në La Liga, me 8 pikë epërsi në javën e 31-të dhe e kualifikuar në finalen e Kupës së Mbretit.

Ajo fitoi Champions-in ndaj Manchester United dhe La Liga-n. Fatkeqësisht humbi finalen e Kupës së Mbretit ndaj Real Madridit në kohën shtesë. Bilanci? Dopietë sezonale (La Liga + Champions).

Në këtë mundësi të pestë historike, Flick dhe Barça kanë në duar fatin e sezonit. Nëse arrijnë të kalojnë Interin dhe të menaxhojnë si duhet fundin e kampionatit, mund të shpresojnë në një tjetër faqe të artë në historinë e klubit katalanas.



Lexoni të gjitha në Bota Sot