Dy klube amerikane në garë për shërbimet e tij

- Bota Sot

Dy klube amerikane në garë për shërbimet e tij

Pas disa vitesh te Manchester City, De Bruyne do të largohet, në kërkim të një aventure të re.

Disa ekipe kërkojnë shërbimet e belgut, por ende nuk ka diçka konkrete.

Sipas asaj që raportohet nga The Athletic, në gjurmët e tij janë edhe dy klube të tjera amerikane.

Kalimi te New York City është i mundshëm, ndërsa kohëve të fundit përflitet për një transferim te DC United.

“Të jem i sinqertë, nuk e di. Mund të ketë mundësi të qëndroj në Angli.

Më duhet ende të flas me klubet dhe mbi të gjitha me familjen time” – tha De Bruyne, kur u pyet për të ardhmen e tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot