Shkëmbi: Gjithmonë ka një herë të parë!

- Bota Sot

Shkëmbi: Gjithmonë ka një herë të parë!

Tirana do të presë nesër në “Arena Kombëtare” Teutën, ku do të kërkojë që ta mposhtë këtë sezon.

Bardhebluve iu duhet më shumë se kurrë fitorja për të mbijetuar në Superiore.

Në prag të kësaj sfide, ka folur edhe trajneri Bledi Shkëmbi.

“Sfidë e vështirë, moment i vështirë, për fat të keq vazhdojmë në të njëjtën situatë, kemi shumë shpresë që para ndeshjeve të jemi më të qetë, por vazhdon njësoj edhe në javën e parafundit. Kemi mungesa por jemi në një moment që nuk qajmë mungesat, por duhet të bëjmë maksimumin me lojtarët që kemi në dispozicion.

Patjetër që në situatën që jemi përveç situatës fizike, e rëndësishme është dhe ana psikologjike. Flasim çdo ditë me të gjithë lojtarët dhe shpresoj të jenë të gatshëm të paktën nga ana psikologjike për të përballur këtë ndeshje. Unë e thash dhe para një javë, që kemi krijuar një mënyrë loje, por jam i kënaqur me atë që bëri skuadra me Skënderbeun, dhe jam i bindur që lojtarët që do të aktivizohen do të bëjnë maksimumin edhe kundër Teutës.

Në këtë moment të mos kishim mungesa do të ishte diçka ideale, por mendoj që e rëndësishme është ana psikologjike, ajo që po flisnim deri tani, shpresoj shumë që lojtarët të mos ta ndjejnë më shumë se sa duhet këtë ndeshje.

Gjithmonë ka një herë të parë dhe shpresoj ta mundim tani Teutën. Sinqerisht unë në asnjë moment se kam menduar nëse do të jem apo jo tek Tirana, qëkur jam rikthyer kam menduar vetëm një objektiv dhe dua që me skuadrën ta arrijmë, është e parëndësishme se çfarë do të bëjmë, për mua dhe klubin është e rëndësishme të heqim këtë siklet që kemi”, deklaroi Shkëmbi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot