Inzaghi “mbreti i heshtur” në Europë

- Bota Sot

Inzaghi “mbreti i heshtur” në Europë

Simone Inzaghi po shkruan faqe të rëndësishme në historinë e Interit dhe të Champions League. Pas kaloi pengesën e Bayernit dhe kualifikimit në gjysmëfinale për herë të dytë në tre vitet e fundit, tekniku nga Piacenza po konfirmohet si një nga trajnerët më të mirë europianë të viteve të fundit.

Sipas Tuttosport, Inzaghi në 49 ndeshje në Champions që nga viti 2020, duke u renditur i treti për nga numri i prezencave pas Pep Guardiolës (58) dhe Carlo Ancelottit (52). Por ndryshe nga ata, ai do të jetë ende protagonist në fazat finale të këtij edicioni.

Mesatarja e pikëve të fituara nga Inzaghi është 1.86 për ndeshje (që rritet në 1.98 në 41 ndeshjet me Interin), duke e renditur menjëherë pas emrave të mëdhenj si Guardiola, Ancelotti,

Nagelsmann, Klopp dhe Tuchel – në mesin e trajnerëve me të paktën 25 ndeshje në Champions.

Një rrugëtim gjithnjë në rritje që ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha europiane, por Interi nuk ka ndërmend ta lëshojë. Siç ka konfirmuar Beppe Marotta, rinovimi është vetëm një formalitet: kontratë deri në vitin 2027 me opsion për 2028 dhe pagë 7 milionë euro në vit.

Sido që të përfundojë, ky sezon do të mbahet mend si kulmi i një cikli që e ka rikthyer Interin mes gjigandëve të futbollit europian.



Lexoni të gjitha në Bota Sot