Elda Nuredini: Synoj të shënoj sa më shumë gola me ekipin e Vizionit

- Bota Sot

Elda Nuredini: Synoj të shënoj sa më shumë gola me ekipin e Vizionit

Është prej talenteve më të mëdha në futbollin e Kosovës.

Luan me sukses për ekipin e Vizionit nga Ferizaj nën drejtimin e kryetrajnerit Qerim Shaqiri.

Futbollistja Elda Nuredini ka synime të mëdha për të ardhmen, një ditë të shtegtojë edhe në ndonjë klub të njohur evropian.

Sulmuese e shpejt dhe efikase.

“Unë me futboll fillova që të merrem në moshën 10 - vjeçare.

Hapat e parë si futbolliste i fillova në shkollën e futbollit Lugina, aty u stërvita diku dy vite e gjysëm, pasi që nuk kishim shumë vajza dhe stërviteshim me djem, kalova tek ekipi KFF Presheva , ku kam luajtur 2 vite e gjysëm.

Pasi mbarova sezonin vjeshtor vendosa të transferohem tek ekipi FC 2 Korriku në Prishtinë. Aty kam luajtur një vit e gjysëm me grupmoshat U-17, ku prej 18 ndeshjeve kam shënuar 42 gola”, tregon futbollistja.

Lojërat e saja të shkëlqyeshme i bie në sy edhe selektorit ku e ftoi për grupmoshat e reja.

18-vjeçarja ndihet krenare që është pjesë e kombëtares për të reja. 

“Pas një sezoni të suksesshëm me ekipin e 2 Korriku mora ftesë nga Federata e Futbollit të Kosovës me grupmoshat U-17 dhe U-19.

Pas mbarimit të sezonit vendosa të kaloj në formë huazimi te ekipi KF Vizioni në Ferizaj, nga 14 ndeshje kam shënuar 38 gola”, shprehet Elda.

Synime i saj është që të shënojë sa më shumë gola: “Synoj të shënoj sa më shumë gola e të ndihmoj ekipin drejt sukseseve”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot