Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur më 18.04.2025, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të zhvilluara të xhiros së 29-të të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin 2024/2025.
Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve Komisioni mori këto:
VENDIME
1.Regjistrohen ndeshjet e zhvilluara të xhiros së 29-të të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin 2024/2025 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe medieve nuk gjeti prova për Inicime disiplinore.