Veton Tusha: Nuk do të dorëzohemi deri në fund

- Bota Sot

Veton Tusha: Nuk do të dorëzohemi deri në fund

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 29-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Drita, Veton Tusha.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Murat Fejzullahu, Berat Berisha dhe Besim Slishani.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 29-të t’i takojë Veton Tushës, i cili shënoi dy golat në fitoren 2:0 të Dritës në ndeshjen e rradhës kampionale kundër FC Prishtina.

Pasi mori këtë çmim, Tusha u shpreh i lumtur që u vlerësua më i miri i javës:

“Pas ndeshjes në kupë, ku që nga minutat e para nuk ishte ekipi ynë siç jemi mësuar ta shohim, në ndeshjen kampionale i jemi qasur ndeshjes me ritmin që e kemi gjithmonë dhe ishim me 100% të potencialit të ekipit tonë.

Atmosfera te FC Drita është e mrekullueshme; si lojtarët, stafi teknik, mjekët dhe ekonomët, kemi harmoni shumë të mirë në grup. Përveç titullit kampion, kemi synim edhe fitimin e Kupës së Kosovës.

Jam shumë i lumtur që jam shpallur ‘Ylli i Javës’ dhe të gjitha meritat i takojnë bashkëlojtarëve dhe stafit të trajnerëve. Shpresoj që do t’i arrijmë synimet tona dhe nuk do të dorëzohemi deri në fund” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.



Lexoni të gjitha në Bota Sot