Lutjet e Udhës së Kryqit, Papa Françesku: Në këtë botë të thyer ka nevojë për lot të sinqertë

- Bota Sot

Lutjet e Udhës së Kryqit, Papa Françesku: Në këtë botë të thyer ka nevojë për lot të sinqertë

Papa Françesku bëri sot thirrje të fuqishme për reflektim dhe përgjegjësi në një botë “të thyer” nga indiferenca dhe padrejtësia.

Papa shkruan këtë dhe lutje të tjera në tekstet e Udhës së Kryqit të këtij vitit, e cila do të mbahet sonte në Koloseum me Kardinalin e Romës, Baldo Reina.

Në Stacionin VIII, Papa shkruan: "Bashkëjetesa jonë e plagosur, o Zot, në këtë botë të thyer, ka nevojë për lot të sinqertë, jo për lot të rastësishëm". Në stacionin e fundit, Papa lutet: “Jezus, që dukesh sikur fle në një botë me stuhi, na sjell paqen e së Shtunës. Atëherë do ta shohim krijimin e bukur e të destinuar për ringjallje”, raporton ANSA.

Në Stacionin VII, ai kritikon një ekonomi çnjerëzore ku “99 vlen më shumë se një”, dhe lutet për një “ndryshim drejtimi”. Ai përshkruan njerëzimin me thjeshtësi dhe ndjeshmëri: fëmijë që qajnë, adoleshentë të pasigurt, të rinj të përbuzur, të rritur që kanë gabuar, e të moshuar që ende ëndërrojnë.

Në Stacionin II, Papa bën thirrje për marrje përgjegjësie kundër indiferencës: “Egoizmi peshon më shumë se kryqi. Indiferenca më shumë se ndarja”. Ai fton për të qëndruar të lidhur me të tjerët dhe me vendin ku Zoti na ka vendosur.

Ndërsa në stacionet e tjera thekson se njerëzit nuk janë numra, dhe se “ekonomia e Zotit nuk vret, nuk shtyp”. Në Stacionin V, ai thotë se ndonjëherë duhet të ndalemi dhe t’i mbajmë barrë pjesët e realitetit që kanë nevojë të mbahen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot