Trepça shokon Trepçën ’89 në derbin e emnakëve

- Bota Sot

Trepça shokon Trepçën ’89 në derbin e emnakëve

Trepça e Mitrovicës me tre pikët e fituara në derbin e emnakëve dukshëm ka shtuar gjasat për vend të dytë në Ligën e Parë të Kosovës në futbolli, Grupi A.

Trepça e ka mposhtur me rezultat 2:0 Trepçën ’89 në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë.

Trepça ’89 është shokuar me këtë humbje për faktin se tani ngecin 6 pikë larg lideri Drenica.

Gola i realizuan Sylas Gabriel e Kamo Hoala.

Drenica kryeson me 46 pikë pas javës së 23-të, pasojnë Vëllaznimi me 41, Trepça ’89 40, Liria 40 (një ndeshje më pak), Trepça 48 pikë etj..



Lexoni të gjitha në Bota Sot