Miami dhe Memphis dy skuadrat e fundit çerekfinaliste

- Bota Sot

Miami dhe Memphis dy skuadrat e fundit çerekfinaliste

Janë përcaktuar sot dy skuadrat e fundit çerekfinaliste play off në NBA.

Në Konferencën e Lindjes, Miami mundi 123-114 Atlanta jashtë fushe, duke avancuar më tej. Një ndeshje me rivalitet, vendosur pas kohës shtesë.

6 lojtarë të skuadrës nga Florida realizuan mbi 10 pikë, ku më i miri ishte Tyler Herro, autor i 30 pikëve, ndërsa 29 pikët e Trae Young për vendasit mbetën për statistikë.

Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i fundit që shkon në çerekfinale është Memphis, që sot mundi 120-106 Dallas.

Anthony Davis bëri një ndeshje të mirë për miqtë, duke realizuar 40 pikë, por që s’mjaftuan pë fituar. Të gjithë titullarët e Memphis realizuan mbi 13 pikë, duke bërë diferencën në fushë.

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale

(1) Cleveland – (10) Miami

(2) Boston – (7) Orlando

(3) New York – (6) Detroit

(4) Indiana – (5) Milwaukee

Konferenca e Lindjes-Play in

(7) Orlando – (8) Atlanta, 120-95

(9) Chicago – (10) Miami, 90-109

(8) Atlanta – (10) Miami, 114-123

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale

(1) Oklahoma – (8) Memphis

(2) Houston – (7) Golden State

(3) Lakers – (6) Minnesota

(4) Denver – (5) Clippers

Konferenca e Perëndimit-Play in

(7) Golden State – (8) Memphis, 121-116

(9) Sacramento – (10) Dallas, 106-120

(8) Memphis – (10) Dallas, 120-106



Lexoni të gjitha në Bota Sot