Albertini: Ky Inter më kujton Milanin tim

- Bota Sot

Albertini: Ky Inter më kujton Milanin tim

Demetrio Albertini, ish-mesfushori i Milanit dhe Barcelonës, ka dhënë dorëheqjen nga posti si president i Sektorit Teknik të Federatës Italiane të Futbollit.

Me një karrierë të gjatë si lojtar dhe më pas si drejtues, ai ka komentuar për “Corriere della Sera” sfidën gjysmëfinale të Champions League mes Interit dhe Barcelonës, një përballje mes dy ish-skuadrave të tij.

“Interi nuk duhet të ketë një qëndrim spekulativ në ndeshjen e parë, duke menduar që atyi për kthimin. Për mendimin tim, mund ta frenojë Barcelonën”, – tha Albertini, duke iu referuar sfidës së parë që do të luhet më 30 prill në Spanjë dhe ndeshjes së kthimit më 6 maj në “San Siro”.

I pyetur nëse ky Inter i ngjan Milanit të tij, Albertini u shpreh: “Absolutisht po. Në disa raste është vetë klubi që krijon kushtet për t’iu marrë më të mirën lojtarëve.

Një dhomë zhveshjeje e bashkuar të shtyn të japësh më shumë, të kapërcesh çdo vështirësi. Unë mund ta dëshmoj këtë nga të dyja përvojat: si senator te Milani dhe si ‘i huaj’ në dhomën e zhveshjes së Barcelonës”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot