Festë e dyfishtë në klubin e Vorës

- Bota Sot

Festë e dyfishtë në klubin e Vorës

Festë e dyfishtë në klubin e Vorës.

Pak javë më parë skuadra e parë e drejtuar nga trajneri Arian Bellai siguroi ngjitjen historike në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa të premten skuadra Under 19 e drejtuar nga trajneri Gerson Stojku siguroi matematikisht ngjitjen në Abissnet Superiore U19.

Vora U19 kurorëzohet kampione në Kategorinë e Parë, 2 javë para përfundimit të kampionatit dhe njëkohësisht fiton edhe të drejtën që në sezonin e ardhshëm të luajë në Abissnet Superiore të kësaj grupmoshe.

Një sukses i merituar i këtij ekipi, që nën drejtimin e trajnerit të talentuar Gerson Stojku, ka udhëhequr renditjen nga fillimi i kampionatit dhe deri tek ndeshja e fundit, ajo e fituar të premten 4-1 ndaj Pogradecit.

Kur kanë mbetur edhe 2 javë nga përfundimi i kampionatit, ekipi ka grumbulluar 63 pikë në 25 ndeshje të luajtura teksa ka arritur 20 fitore, 3 barazim dhe 2 humbje. Vora U19 ka shënuar 97 gola dhe ka pësuar vetëm 26.



Lexoni të gjitha në Bota Sot