Dodik: Njësiti britanik u dërgua për të më eliminuar në Bosnjë

- Gazeta e Prizrenit

Dodik: Njësiti britanik u dërgua për të më eliminuar në Bosnjë

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, ka deklaruar se tre presidentë të shteteve evropiane dhe një kryeministër i kanë informuar se në Bosnjë-Hercegovinë është dërguar një njësit britanik me qëllim likuidimin e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Dodik tha se bëhet fjalë për një grup prej rreth 40 ushtarësh që kanë ardhur në Bosnjë-Hercegovinë me një urdhër të veçantë, për të “zhdukur” atë, dhe jo për ta arrestuar.

“Tre presidentë të shteteve evropiane dhe një kryeministër më thanë se në Bosnjë-Hercegovinë ka ardhur një njësit britanik prej rreth 40 ushtarësh me urdhër, jo për të më arrestuar, por për të më ‘zhdukur’, me arsyen se kam ‘kundërshtuar’. Ose ndoshta, sipas parimeve mafioze. Njeriu është problemi – nëse nuk ka njeri, nuk ka as problem. Nuk janë dorëzuar, por kanë heshtur”, tha Dodik për večernje novosti. “Thënë nga ata, më këshilluan të largohem, por atë film nuk do ta shoh”, shtoi ai.

Dodik gjithashtu theksoi se nuk ndihet i izoluar dhe vazhdon të lëvizë normalisht, duke insistuar se “proceset politike kurrë nuk do ta thyejnë” dhe se nuk do të heqë dorë nga “lufta për Republikën Serbe”.

Në lidhje me këshillat që ka marrë nga disa figura nga Brukseli, Dodik shprehu qartë që nuk ka ndërmend të largohet.

“Atë film nuk do ta shohin. Nuk do të largohem as nëse NATO vjen të më arrestojë”, pohoi 66-vjeçari.

Dodik, i cili është dënuar në shkallë të parë, ka refuzuar të përgjigjet për thirrjen e Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës për t’u dëshmuar lidhur me dyshimet për përfshirje në sulmin ndaj rendit kushtetues të Bosnjë-Hercegovinës. Po ashtu, presidenti i Kuvendit të Popullit të Republikës Serbe, Nenad Stevandiq, dhe kryeministri i RS-së, Radovan Viskoviq, janë të dyshuar në lidhje me këtë çështje.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit