Tevez bën tifozët të ëndërrojnë: Messi dhe CR7 në të njëjtën skuadër

- Bota Sot

Tevez bën tifozët të ëndërrojnë: Messi dhe CR7 në të njëjtën skuadër

Nuk ka ndodhur ende, por tifozët e futbollit së shpejti mund të shohin Messin dhe Cristiano Ronaldon në aksion së bashku. Për më tepër, në një stadium si “La Bombonera”, shtëpia e Boca Juniors, dhe në një treshe sulmuese ëndrrash bashkë me Carlos Tevez.

Jemi pak vonë me kohën, por rasti mund të përfaqësohet nga lamtumira me futbollin që po organizon Tevez, aktualisht në rolin e trajnerit:

“Është diçka që kam dashur ta bëj prej kohësh, do të ishte mirë të mbyllja një cikël. Mendoj se do të ndodhë, duhet të ndodhë”.

Në fakt, gjatë karrierës së tij, ish-sulmuesi i Juventusit ndau dhomën e zhveshjes si me CR7, te Manchester United, ashtu edhe me “pleshtin”, me kombëtaren e Argjentinës.

Ne do t’i bashkojmë. Unë do t’i kërkoj vetë. Wayne Rooney dhe Van der Sar në njërën anë, Buffon në anën tjetër. Rio Fernandez dhe Vidic me siguri do të jenë në mesin e qendërmbrojtësve. Do të sjellim Chiellinin dhe Bonuçin. Patris Evra, vëllai im, nuk mund të mungojë.

Pirlo, Paul Scholes, Román Riquelme do të jenë patjetër aty. Pastaj Leo Messi dhe Cristiano”, ka thënë mes të tjerash Tevez, në një intervistë të fundit, duke treguar edhe disa nga legjendat e futbollit botëror që do të jenë të pranishëm në ndeshjen e tij të lamtumirës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot