Bayern ia nxjerr Heidenheim, 3 gola vetëm në pjesën e parë

- Bota Sot

Bayern ia nxjerr Heidenheim, 3 gola vetëm në pjesën e parë

Pas eleminimit në Champions League nga Interi, Bayern është kthyer sot në fushën e lojës në transfertën ndaj Heidenheim, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të në Bundesligë.

Pjesa e parë ka folur e gjitha për bavarezët, të cilët gjetën rrjetën tre herë.

Serinë e golave e hapi Harry Kane në minutën e 12-të me një goditje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Olise.

Goli i dytë u shënua 6 minuta më pas nga Konrad Laimer, i cili dërgoi topin në rrjetë pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit perfekt të Gnabry. Goli i tretë nga Kinglsey Coman në minutën e 35-të.



Lexoni të gjitha në Bota Sot