Gjithçka është e hapur në Superiore dhe do të vendoset në javën e fundit.
Nga vendi i parë dhe deri te i fundit mund të ketë rotacion.
Të pesta ndeshjet e javës së 36-të do të luhen të dielën e ardhshme.
Kështu më 27 prill do të ndahen verdiktet.
Derbi Dinamo-Tirana dhe sfida mes Partizanit dhe Elbasanit janë ndër duelet më interesante.
Sigurisht që një tjetër ndeshje, Skënderbeu-Bylis, do të ketë vëmendjen e të gjithëve.
JAVA E 36 E SUPERIORES
E diel, ora 15:30
Vllaznia – Laçi
Dinamo – Tirana
Teuta – Egnatia
Skënderbeu – Bylis
Partizani — Elbasani