Rrapaj shkëlqen në fitoren që trondit gjigantët e Ukrainës!
Arinaldo Rrapaj ka shënuar një gol mjaft të bukur ndaj Shaktar Donetsk. Ish-lojtari i Partizanit i hapi rrugë fitores 2 me 4 të Kolos Kovalivka në transfertë.
Rrapaj goditi nga jashtë zone në minutën e 26-të duke zhbllokuar sfidën. Njëjtë si Tedi Cara, Rrapaj po bën mjaft mirë në elitën ukrainase.
Shaktar Donetsk mund të quhet tashmë jashtë gare për titull kampion. Pas 25 javësh ka 10 pikë më pak se Dinamo Kiev që kryeson.