Klubi i Dritës nga Gjilani do të përballet me FC Suharekën në ndeshjen e xhiros së 30-të kampionale.
Kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani tha se na pret një kundërshtar me mjaft eksperiencë, por gjithmonë shohim punën tonë.
"Fc Suhareka ka brenda grupit futbollistë mjaft cilësorë, futbollistë që kanë shijuar titullin Kampion, Kupën apo arenën ndërkombëtare.
@Por, ne gjithmonë shikojmë punën tonë dhe objektivin jonë dihet se janë tre pikët, jemi futur në zonën finale dhe nuk na lejohet të gabojmë duhet të japim dhe të marrim maksimumin. Duhet të vazhdojmë me këmbë në tokë që mos të na kap ndonjë eufori", ka thënë Ramadani.
Timonieri i DRITES ka thënë se do vazhdohet me përkushtim maksimal deri në arritjen e objektivit.
"Ndeshja mund të jetë e vështirë, por jemi të gatshëm për çfarëdo lloj vështirësie. Gjithçka varet nga ne, ti marrim ndeshjet tona, të fitojmë ndeshjet tona, nuk i shikojmë se kush çfarë forme ka ne shikojmë vetëm formën tonë.
Uroj ta mbyllim kampionatin pa ndonjë lëndim, sepse po zhvillojmë ndeshje çdo tri ditë dhe është pak ngarkesë për të gjithë futbollistët jo vetëm të Dritës", ka thënë Ramadani.
Ramadani tha me krenari se "..te FC Drita nuk pritet goli vetëm nga sulmuesi, tek ne nuk shënojnë vetëm sulmuesit, por te ne shënojnë edhe mesfushorët, apo ndeshjen mund ta vendos edhe një mbrojtës".