Xabi Alonso ka hedhur poshtë spekulimet

- Bota Sot

Xabi Alonso ka hedhur poshtë spekulimet

Xabi Alonso ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhin me kalimin e tij te Real Madrid si pasues i trajnerit Carlo Ancelotti, i cili pritet të shkarkohet nga Florentino Perez.

Trajneri i Bayer Leverkusen këmbëngul se nuk ka asnjë plan për të ndryshuar skuadër dhe se është i fokusuar për të bërë më të mirën në “Bay Arena”.

“Ky është një moment i mirë për të folur për të ardhmen. Ne jemi në një moment shumë të rëndësishëm të sezonit. Nuk dua të flas për spekulimet mediatike”, u shpreh spanjolli.

“E kuptoj që kjo po ndodh prej rezultateve të fundit në Madrid, por çfarë është më e rëndësishme për mua është ajo që po ndodh për momentin në Leverkusen, kaq”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot