Parakalon Taren

- Bota Sot

Parakalon Taren

Në Milano ndodh gjithçka dhe kur mendohej se Igli Tare ishte shumë pranë marrjes së postit të drejtorit sportiv vjen një tjetër surprizë.

Sipas medieve italiane administratori i deleguar i Milanit po mendon seriozisht për drejtorin aktual sportiv të Atalantës, Toni D’Amiko.

Nëse një skenar i tillë do të realizohej atëherë edhe ndryshime do të kishte edhe sa i përket pankinës kuqezi.

Siç dihej Igli Tare kërkonte që të merrte Masimiliano Alegrin, por mësohet se ish-juventini nuk është në krye të listës së dëshirave të D’Amiko.

Ky i fundit preferon që të afrojë në Milano një trajner si Mauricio Sarri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot