Joshua Kimmich i ka zhgënjyer drejtuesit e Bayern pas eliminimit përballë Interit në Champions League.
TZ shkruan se Bayern priste më shumë prej lojtarit që pretendohet të jetë lider i skuadrës për 5 vitet e ardhshme. Mesfushori la për të dëshiruar me performancën e tij.
Ai nuk luajti në ritmin që pritej. Gjermani nuk arriti të bllokojë ofensivën e Interit dhe as të furnizojë mjaftueshëm me topa ofensivën e Bayern.
“E vështirë ta pranojmë këtë disfatë. Më vjen keq sidomos për tifozët.
E kuptueshme se kjo është një ngjarje tepër e vështirë për t’u kapërdirë, sepse ëndrra u ndërpre në mes”.
Kështu u shpreh Kimmich të mërkurën në “San Siro”. Ai e përjeton fanellën bavareze dhe i mbron fuqimisht ngjyrat e klubit, por performancat e tij nuk janë si në vitin 2020…