Festa e titullit për Liverpoolin do të duhet të presë edhe pak, pasi Arsenal mposhti Ipsëich Toën me rezultatin e thellë 4-0 të dielën, duke i mbajtur gjallë shpresat e tyre në garën për Premier League.
Pavarësisht fitores së thellë dhe dominuese, tifozët e Arsenalit u shqetësuan për gjendjen e Bukayo Sakas, i cili pësoi një dëmtim në një moment kritik të sezonit, me sfida të rëndësishme si në Premier League ashtu edhe në Ligën e Kampionëve në horizont.
Saka u trajtua në pjesën e parë pas një ndërhyrjeje të vonë dhe të rrezikshme nga mbrojtësi i majtë i Ipsëich, Leif Davis, i cili goditi pjesën e pasme të kyçit të këmbës së tij.
Gjyqtari Chris Kavanagh nuk hezitoi ta përjashtonte me karton të kuq.
Saka u pa më pas duke çaluar jashtë fushe rreth minutës së 60-të, me një pako akulli në pjesën e pasme të këmbës, ndërsa Arsenali shënoi edhe dy gola të tjerë për të vulosur një fitore rutinë në transfertë.
Trajneri Mikel Arteta, i cili ka nevojë për lojtarët më të rëndësishëm në formë maksimale në këtë fazë të sezonit, adresoi gjendjen e Saka-s pas ndeshjes në “Portman Road”.
“Bukayo Saka është me pak dhimbje, por për fat të mirë nuk duket asgjë serioze,” tha Arteta.
“Është mirë, gjithçka duket në rregull,” shtoi ai.
“Nuk mendoj se ishte një ndërhyrje e qëllimshme, por ishte e rrezikshme sepse ai nuk mund të reagonte dot, nuk e pa që po vinte.”
Pa mundësinë për të parë përsëritje të aksionit, tifozët e Ipsëich shprehën pakënaqësinë e tyre duke fishkëllyer Saka-n gjatë minutave që mbeti në fushë, pavarësisht se ndërhyrja e Davis-it ishte mjaftueshëm e rëndë për ta përjashtuar.
Saka ka qenë në formë të shkëlqyer që prej rikthimit nga dëmtimi dhe ka treguar vlerën e tij për skuadrën e Artetës. Ai ka shënuar gjashtë gola në Premier League këtë sezon, edhe pse nuk arriti të shtonte një tjetër ndaj Ipsëich, pavarësisht disa rasteve të mira.
Fitorja e Arsenalit i la ata dhjetë pikë prapa Liverpoolit kryesues, me edhe pesë ndeshje për të luajtur, përpara se skuadra e Arne Slot të zbriste në fushë në përballjen e vonë ndaj Leicester Cityt.
Ndërkohë, Arsenali është gjithashtu në pritje të një gjysmëfinale “gjigande” në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germain – një përballje që pritet me padurim dhe ku prezenca e Saka-s do të jetë thelbësore.