FC Kosova Düsseldorf ka arritur një tjetër sukses të madh sot, duke fituar finalen kundër SC Drita Kosova Kornwestheim me rezultat 2:1 dhe duke e kurorëzuar veten kampion për herë të dytë radhazi në Kupën e Kosovës në Diasporë!
“Kjo fitore nuk është vetëm një tjetër trofe në vitrinën tonë, por një dëshmi e vazhdimësisë, përkushtimit dhe fuqisë së klubit tonë. Është hera e tretë në katër vitet e fundit që e fitojmë këtë kupë prestigjioze – një arritje që pasqyron punën e jashtëzakonshme që është bërë në të gjitha nivelet e klubit.
Gjatë këtyre viteve, kemi treguar se me organizim, disiplinë dhe dashuri për fanellën, gjithçka është e mundur. Nga një klub komunitar me pasion për futbollin, jemi shndërruar në një forcë dominuese në diasporë, duke përfaqësuar me krenari jo vetëm qytetin tonë, por edhe gjithë shqiptarët jashtë vendlindjes.
Këto janë disa nga momentet që na bëjnë krenarë në vitet e fundit:
Fitues të Kupës së Kosovës në Diasporë në 2021/22, 2023/24 dhe tani në 2024/25
Kampion i Kreisliga A 2021/22
Kampion i Bezirksliga 2023/24
Pjesë e Landesliga dhe momentalisht vendi i parë 2024/25
Ndërtimi i një ekipi konkurrues me shpirt gare dhe profesionalizëm
Organizim i brendshëm i qëndrueshëm dhe vizion për të ardhmen
Mbështetje e jashtëzakonshme nga tifozët tanë, që janë gjithmonë pranë nesh
Faleminderit çdo lojtari, trajneri, anëtari të stafit dhe secilit tifoz që beson në këtë rrugëtim. Sukseset si ky nuk janë rastësi – janë rezultat i përkushtimit dhe bashkimit tonë si familje.
FC Kosova Düsseldorf – më shumë se një klub, një histori suksesi në zemër të diasporës shqiptare!”, njofton FC Kosova.