Shqiptari që po e çon peshë Danimarkën

- Bota Sot

Shqiptari që po e çon peshë Danimarkën

Futbollisti i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, shqiptari Lirim Qamili, me lojëra të mira dhe gola po e çon peshën Kampionatin e Danimarkës.

Qamili ka shënuar dy gola në kampionatin danez, duke i sjellë fitoren ekipit të tij, Sonderjyske, me rezultat 3:2 në duelin me Aalborgun, në betejën për mbijetesë.

Qamili fillimisht ka humbur penalltinë, por më pas shënoi nga një rikthim topi për të kaluar në epërsi skuadrën e tij (20’),.

Në fund të pjesës së parë (43’) shënoi golin e dytë personal (0:2) ]falë asistimit të Olti Hysenit.

Aalborg arriti të ngushtonte diferencën, por më pas Sonderjyske shënoi një tjetër gol, për një triumf përfundimtar (2:3) dhe pikë të rëndësishme në betejën për mbijetesë.

Qamili, Sefer Emini e Olti Hyseni u paraqit titullarë në fitore. Hyseni u zëvendësua në minutën e 67-të e Emini në të 81-tën. 

Sonderjyske është në vend të nëntë me 29 pikë e ka 6 më shumë se Aalborg një poztië më poshtë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot