Raphinha ia kalon me gola dhe asistime sezonit më të mirë të Neymarit te Barcelona

- Bota Sot

Raphinha ia kalon me gola dhe asistime sezonit më të mirë të Neymarit te Barcelona

Raphinha është duke kaluar nëpër formën më të mirë jetësore dhe sot është një nga kandidatët kryesorë për ta fituar ‘Topin e Artë’.

Anësori i Barcelonës, Raphinha, ka kaluar zyrtarisht bashkëkombësin e tij Neymar sa i përket statistikave te Barcelona.

Barcelona fitoi me rezultat 4-3 ndaj Celta Vigos dhe Raphinha ishte vendimtare në këtë rikthim të çmendur me dy gola e një asistim.

Braziliani ishte i rëndësishëm në rikthimin e katalanasve të shtunën, duke shënuar dy herë dhe duke dhënë një asistim në pjesën e dytë për të udhëhequr skuadrën e tij drejt një fitoreje vendimtare.

Paraqitja e tij vetëm se vulosi se Raphinha është duke kaluar nëpër një sezon të jashtëzakonshëm.

Sipas gazetës katalunase Sport, Raphinha tani ka arritur në 53 gola dhe asistime të kombinuara për sezonin 2024/25, duke thyer rekordin e Neymar i cili e kishte mbyllur sezonin e tij më të mirë te Barcelona me 51 gola dhe asistime të kombinuara.

Ajo që e bën arritjen edhe më mbresëlënëse është se sezoni nuk ka përfunduar ende, me potencialisht deri në 10 ndeshje të mbetura.

Me këtë formë, Raphinha jo vetëm e ka tejkaluar statistikisht idhullin e tij, por edhe ka treguar se është ndër favoritët për ta fituar ‘Topin e Artë’. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot