Jamie Vardy i Leicester: Jam i zemëruar, ky sezon ishte i turpshëm

- Bota Sot

Jamie Vardy i Leicester: Jam i zemëruar, ky sezon ishte i turpshëm

Pas 33 xhirove në Premier ligë është e qartë se cilat tri klube do të bien në ligën e dytë.

Southampton, Ipswich dhe kampioni i bujshëm i vitit 2016, Leicester, zbresin në divizionin e dytë.

Legjenda holandeze Ruud van Nistelrooy mori postin e trajnerit të Leicester në nëntor 2024, por ai nuk arriti të qëndrojë në radhët elitare të futbollit anglez.

Ky vit kalendarik ka qenë shumë i keq për Leicesterin, i cili ka pasur vetëm një fitore.

Simboli i titullit të vitit 2016, kapiteni Jamie Vardy (38), ka kontratë deri në fund të këtij sezoni.

Vardy kërkon falje

"Nuk di çfarë të them. Nuk ka fjalë për të shprehur zemërimin dhe pikëllimin tim pas përfundimit të këtij sezoni. Nuk kam justifikime. Kolektivisht, si lojtarë dhe si klub, dështuam. Nuk dua të fshihem pas askujt. Unë kam qenë në këtë klub për një kohë të gjatë dhe kemi përjetuar shumë ulje-ngritje.

Ky sezon ka qenë i mjerueshëm për mua, një turp i plotë. Më dhemb mua dhe e di që të dhemb edhe ty. Më vjen keq që nuk luajtëm mirë dhe fundi i sezonit ishte një gjë e keqe”, u tha Vardy fansave në rrjetet sociale.

Vardy është te skuadra Leicester qe nga viti 2012, duke luajtur 496 ndeshje dhe duke shënuar 198 gola.



Lexoni të gjitha në Bota Sot