Elvir Gashijani është zgjedhur “Ylli i Javës” në Superligë.
Futbollisti i Llapit e shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër në fitoren 3:1 ndaj Malishevës në xhiron e 30-të.
“Ishte një ndeshje e vështirë, por jemi përgatitur shumë mirë. Forma e lojtarëve ishte maksimale.
Grupi dhe atmosfera në ekip janë shumë të mira dhe besoj se do të triumfojmë edhe në ndeshjen e Kupës së Kosovës.
Jam shumë i lumtur që jam shpallur më i miri i javës dhe dua të falënderoj bashkëlojtarët për përkrahjen, familjen, klubin dhe dy njerëzit që janë gjithmonë afër meje – Afrim Ajetin dhe Adil Vokrrin”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.