Bashkimi dhe Arsimi vazhdojnë me fitore

- Bota Sot

Bashkimi dhe Arsimi vazhdojnë me fitore

Katër skuadrat më të mira në Ligën e Dytë të Futbollit të Maqedonisë shënuan fitore në xhiron e 25-të të kampionatit, duke vazhduar gara e madhe për vendet që çojnë në ngjitje direkte dhe play-off-i për në Ligën e parë.

Tri pikët i fitoi Bashkimi, i cili para publikut vendas festoi ndaj Vardarskit (2-0).

Fitoi edhe Arsimi, i cili e ruajti vendin e tretë me tre pikë ndaj Kozufit (1-0).

Makedonija GJP mbetet e para në tabelë pas fitores në shtëpi ndaj Detonit Plaçkovica (1-0).

Rezultat minimal shënoi edhe Bregalnica, e cila fitoi me rezultat 1-0 edhe në Borec nga Velesi.

Në betejën për mbijetesë, Novaci fitoi pikë të rëndësishme në ndeshjen kundër Vardarit të Negotinës (2-0).

Pobeda bëri një hap drejt statusit të ligës së dytë edhe vitin e ardhshëm, me triumfin në shtëpi ndaj Sasës në Prilep (1-0).

Në Strumicë, Belasica ishte më e mirë se Skopje (1-0).

Ndeshja e vetme që përfundoi pa fitues ishte ajo mes GFC Ohrid dhe Osogovo-s, e cila ofroi katër gola dhe ishte më efikasja pasditen e djeshme (2-2).



Lexoni të gjitha në Bota Sot