Guardiola dorëzohet

- Bota Sot

Guardiola dorëzohet

Jude Bellingham ka dy “vëllezër” futbollistë. Njëri është biologjik (Jobe) dhe tjetri është ai me të cilin ka ndarë pjesën më të madhe të karrierës së tij: Morgan Elliot Rogers (Halesowen, 26-7-2002).

“Kjo javë ka qenë si me pas një vëlla më të madh pranë. Kemi qenë bashkë për një kohë të gjatë.

Njihemi prej thuajse gjithë jetës. Është miku im dhe ta ndaja këtë moment me të ishte shumë e këndshme. E bëri gjithçka më të lehtë për mua”, – u shpreh Rogers pas debutimit të tij me Anglinë. “E meriton, vëllai im”, – i shkroi Bellingham në Instagram.

Të mësuar të përballeshin që në moshat e vogla në ‘derbet’ mes Birmingham City dhe West Bromwich Albion, Bellingham dhe Rogers bashkuan forcat në ekipet kombëtare angleze. Ata janë rritur bashkë që nga U-15 deri te kombëtarja A. Ndajnë të njëjtën pozicion në fushë dhe madje kanë ngjashmëri në mënyrën se si lëvizin në tapetin e blertë.

“Jude Bellingham është ylli i përfaqësueses së Anglisë. Ai përfaqëson gjithçka që është Anglia”, – pranon Rogers, i cili ndërkohë po ndërton historinë e vet. Vetëm këtë sezon, për shembull, ka shënuar 14 gola dhe dhënë 13 asistime në 48 ndeshje.

“Ndjej se tani jam një lojtar më i plotë, jo vetëm me shpërthime. Sezonin e kaluar pata disa momente të mira, por këtë vit doja të përparoja dhe tani ndiej se jam kthyer në një shtyllë të ekipit. Dua të jem ai lojtar që kur e sheh duke luajtur, e di çfarë mund të presësh prej tij”, – shprehet ai.

Një ‘metamorfozë’ ku Unai Emery ka pasur rol vendimtar: “Më hodhi në ‘zjarr’ kur pati dëmtime sezonin e kaluar dhe më dha mundësinë të shkëlqej. Është trajneri i përsosur për mua. Më kërkon dhe më motivon çdo ditë”.

Rruga e Rogers drejt elitës nuk ka qenë aspak e lehtë. Ai u transferua te Manchester City në vitin 2019, ishte pjesë e ekipit të të rinjve që fitoi tripletën dhe më pas u huazua te Lincoln City (2021), Bournemouth (2021-22) dhe Blackpool (2023).

Në vitin 2023 u transferua te Middlesbrough për 1.2 milionë euro, ndërsa në shkurt 2024, vetëm pak më shumë se një vit më parë, u bashkua me Aston Villa për 9.4 milionë euro.

Pep Guardiola nuk i kurseu lavdërimet për të përpara “finales” ndaj Aston Villa, në garën për të hyrë në Champions League: “E patëm te Manchester City, është i jashtëzakonshëm. Në fakt, ishte në ekipin tonë të dytë, por u stërvit disa herë me ne

E pamë vetëm për pak kohë, por mund të nuhatej diçka. Gjithsesi, impakti që ka pasur tek Aston Villa ka qenë… uau, çfarë lojtari!”



Lexoni të gjitha në Bota Sot