Ruud Krol beson te Napoli: Interi është i lodhur

- Bota Sot

Ruud Krol beson te Napoli: Interi është i lodhur

Në një garë të zjarrtë për Scudetton mes Interit dhe Napolit, ish-mbrojtësi i kombëtares holandeze dhe ish-lojtari i Napolit, Ruud Krol, duke folur për të përditshmen italiane ‘Il Mattino’, ka dhënë mendimin e tij për skuadrën që mund ta fitojë titullin e kampionit në Serie A.

Krol theksoi rëndësinë e përvojës dhe mentalitetit fitues në fazën e fundit të sezonit.

“Ata që nuk janë mësuar të fitojnë, rrezikojnë të gjenden buzë një gremine.

Por Napoli ka Conten në bankinë, dhe ka shumë lojtarë me përvojë. Dhe mbi të gjitha, kanë një kokë më të pushuar”, ka thënë Krol.

“Mendoj se Napoli. Interi është lodhur. Në pjesën e dytë ndaj Bologna-s treguan fytyrën e vërtetë të një skuadre që ndjen peshën e luftës për tre trofe dhe ka humbur kthjelltësinë”.

“Nuk është e lehtë të mbash ritmin në të gjitha frontet, dhe tani ata po paguajnë çmimin. Në këtë pikë të sezonit, je i detyruar të bësh zgjedhje dhe të përzgjedhësh prioritetet”, theksoi ai.

Me Antonio Conten në krye dhe një skuadër të freskët fizikisht, Krol beson se Napoli ka shanset më të mëdha për të ngritur trofeun këtë sezon.



Lexoni të gjitha në Bota Sot