Thiago Alcantara mendon se Pedri është mesfushori më i mirë në botë i momentit.
Kur e thotë një legjendë si ish-ylli i Barcelonës, Bayern dhe Liverpool, duhet dëgjuar.
Barcelona është në garë për të gjithë trofetë këtë sezon dhe protagonist kryesor ka qenë Pedri deri tani.
“Pedri është një futbollist i jashtëzakonshëm”, është shprehur Thiago.
“Unë e shoh jo vetëm si mesfushorin më të mirë në botë, por një nga lojtarët më të mirë në përgjithësi, në mos më i miri në botë për momentin”, ka deklaruar spanjolli.