Klubi italian befason

- Bota Sot

Klubi italian befason

Thomas Muller mund të mos transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas largimit nga Bayern në qershor, ai ka një ofertë interesante që nuk e priste.

Sulmuesi gjerman ka zgjuar interesin e Fiorentinës. Klubi italian gjithmonë befason me transferime të tilla, ashtu si Lazio një herë e një kohë.

Klubi violë ka kontaktuar agjentin e Muller dhe ka nisur bisedime konkrete për të bindur sulmuesin të zgjedhë qytetin e Firences për mbylljen e karrierës.

Franck Ribery dhe Mario Gomez janë dy lojtarë të tjerë të Bayern, të cilët në fund të karrierës kanë luajtur te Fiorentina. Muller mund të jetë i radhës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot