Ekipi i Real Madridit ka ushtruar këtë mëngjes në Valdebebas para sfidës së nesërme ndaj Getafe dhe trajneri Carlo Ancelotti ka arsye të buzëqesh: në stërvitje janë parë Kylian Mbappé e Ferland Mendy.
Megjithatë, sipas mediave spanjolle, ata do të jenë në dispozicion të trajnerit italian, por që pritet të përfundojnë në bankinë.
Sulmuesi francez e kishte pësuar një ndrydhje në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve kundër Arsenalit në “Santiago Bernabeu” dhe kishte mbetur jashtë për ndeshjen e së dielës së kaluar kundër Athletic.
Mediumi spanjoll “Marca” raporton se “Don Carlo” nuk e ka ndërmend të rrezikojë me francezin, në të cilin më shumë llogarit për finalen e Copa del Rey kundër Barcelonës, e cila do të luhet të shtunën, ndonëse ish-futbollisti i Paris Saint-Germainit do të jetë i ftuar për ndeshjen që do të luhet në “Coliseum”.
As Mendy s’do të jetë titullar: mbrojtësi i majtë, i lënduar më 12 mars kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve, ushtroi sot për herë të parë së bashku me shokët e skuadrës, ndërsa pritet ta japë kontributin e tij në pjesën e mbetur të sezonit..