Një tjetër ish-lojtar i Arsenalit bëhet trajner në Championship

- Bota Sot

Një tjetër ish-lojtar i Arsenalit bëhet trajner në Championship

Ditë më parë Aaron Ramsey mori detyrën si trajner i Cardiff Cityt.

 

Mirëpo pas uellsianit, një tjetër ish-lojtar i Arsenalit do të bëhet trajner i skuadrës së Ligës së dytë angleze.

Bëhet fjalë për Jack Wilshere, i cili do të marrë detyrën e trajnerit të Norwich Cityt, skuadër kjo në të cilën kishte qenë pjesë më parë edhe ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

Anglezi, do të marrë përsipër skuadrën për dy ndeshjet e fundit të “Championship”, pasi që “Kanarinat” shkarkuan trajnerin e deritanishëm, Johannes Hoff Thorup.

Wilshere, në një nga ndeshjet do të ketë kundërshtar pikërisht ish-bashkëlojtarin e tij, Aaron Ramsey.

Norwich City, gjendet në pozitën e 14-të në “Championship” dhe ka gjithsej 53 pikë.

Ditë më parë Aaron Ramsey mori detyrën si trajner i Cardiff Cityt.



Lexoni të gjitha në Bota Sot