Hansi Flick befason me formacionin ndaj Mallorca-s

- Bota Sot

Hansi Flick befason me formacionin ndaj Mallorca-s

Barcelona do të presë sonte Mallorca-n në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në La Liga. Në formacionin titullar për sfidën e sotme bien në sy disa ndryshime nga Flick, i cili ka zgjedhur të lërë në stol disa nga titullarët dhe t’u japë hapësirë lojtarëve të rinj.

Vendimi surprizë është padyshim rikthimi si titullar pas kaq shumë ndeshjesh në stol i Ansu Fati, 22-vjeçari do ketë mundësinë e artë sot të tregojë cilësitë e tij.

Në stol gjenden Raphinha, Frenkie De Jong dhe Jules Kounde, duke ditur që Barcelona do të luajë në fundjavë ndaj Real Madridit në finalen e Kupës së Mbretit dhe javën e ardhshme në gjysmëfinale ndaj Interit, ndaj Flick ka vendosur t’i lërë pushim tre titullarët për sonte.

Mungon Robert Lewandowski për shkak dëmtimi, vendin e polakut e ka marrë Ferran Torres.

Nga minuta e parë e nis dhe 18-vjeçari Hector Fort i pakënaqur me minutat e pakata të vëna në dispozicion nga trajneri gjerman.



Lexoni të gjitha në Bota Sot