Sot varroset 30-vjeçari që u gjet i vdekur në Prizren

- Gazeta e Prizrenit

Sot varroset 30-vjeçari që u gjet i vdekur në Prizren

Një rast të rëndë ndodhI pasditen e së martës në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën “Kuvendi i Arbërit”.

Viktima është identifikuar si Egzon H. Qatani (rreth 30-vjeçar), i cili ishte dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, por mjekët kanë konstatuar se ai kishte ndërruar jetë para se të mbërrinte ndihma mjekësore.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonalë, krim-teknika dhe komandanti i stacionit policor, për të mbledhur provat dhe dokumentuar rastin.

Trupi i viktimës ishte dërguar në IML për obduksion.

Për vdekjen e 30-vjeçarit kanë njoftuar edhe familjarët e tij.

“Miq , shok, dhe dashamir .. Ju njoftoj se djali i vllaut tim Egzon Qatani  ndrroi jete .. Varrimi mbahet me datë 23.04.2025 ne ora 16:00 në varrezat e fshatit Duhel”, shkruhet në njoftim.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit