Ukrainasit zënë rob lufte një mercenar afrikan që lufton për rusët në Doentsk

- Bota Sot

Ukrainasit zënë rob lufte një mercenar afrikan që lufton për rusët në Doentsk

Në Toretsk në rajonin e Donetskut, ushtria ukrainase ka arritur të zë rob lufte një mercenar afrikan që lufton për rusët.

Sipas ukrainasve,  ishte Batalioni Carpathian Sich që e zuri dhe publikoi pamjet e tij gjatë marrjes në pyetje.

“Një afrikan në uniformën ruse. Beteja në Toretsk është e ashpër. Trupat tona arritën ta zënë një mercenar nga Afrika se erdhi këtu për të luftuar për Rusinë”, thanë ukrainasit.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se tashmë kanë zënë rob lufte dy shtetas kinez, që luftojnë për rusët në rajonin e Donetskut.

Zelensky që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ka ngritur zërin kundër mercenarëve nga vende të ndryshme që luftojnë për rusët.



Lexoni të gjitha në Bota Sot